Një projekt i ri po zbatohet në Bashkinë Poliçan, ku po punohet për ndërtimin e segmetit “Mbrakull, Kapinovë, Barkullas dhe Novaj Tomorr”.
Investimi po realizohet mbi gjurmën ekzistuese në mënyrë që kjo rrugë të bëhet lehtësisht e aksesueshme për banorët dhe vizitorët vendas dhe të huaj.
Pjesë e projektit janë ndërhyrjet e mëposhtme:
Asfaltimi i rrugës
Sinjalistikë horizontale dhe vertikale
Mbrojtje rrugore metalike (guardrail)
Infrastrukturë për largimin e ujërave të shiut
Ndërtim vepra arti të reja
Aktualisht punimet po vazhdojnë në disa procese:
Zgjerim të rrugës nga km 10.000 në vazhdim
Hedhja e shtresës së çakullit
Ndërtim i kanaleve anësore
Hedhja e shtresës së binderit
Ky projekt pritet të nxisë turizmin si dhe investime të reja në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë.


