FOTOT/ Një shkollë komplet e re për 430 gjimnazistë në Mamurras

72

Gjimnazi “Arif Sula” në Mamurras është rindërtuar nga e para me kushte dhe standarde evropiane. Rindërtimi i këtij gjimnazi u financua 100 % nga qeveria shqiptare përmes Programit të Rindërtimit dhe zbatuar nga FSHZH.

Godina e gjimnazit “Arif Sula” pësoi dëmtime të mëdha prej tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.

Në këtë shkollë mësojnë 430 nxënës dhe godina është e konceptuar me 3 kate mbi tokë dhe një kat të nëndheshëm, ku janë vendosur palestra dhe terrene sportive.

Shkolla ka 13 klasa, 4 laboratorë dhe është pajisur me sistemet e ngrohjes.