FOTOT/ Njih Shqipërinë! Rehova, fshati i gurtë që të lë pa frymë

75

Vetëm dy kilometra larg Ersekës ndodhet Rehova, një fshat magjik që të lë pa frymë. Rehova me shumë kisha shtrihet në rrëzë të malit të Gramozit, me një rregullsi urbanistike që të mahnit.

Mund të quhet me plot gojë edhe fshati i gurtë, ndërsa ndërtimet nuk janë më shumë se tri kate dhe çdo banesë ruan elementin e gurit.

Syrit nuk kanë si t’i shpëtojnë edhe trotuaret e ngushta, po të ndërtuara me kalldrëm.

Pasi ke përshkruar rrugët e kalldrëmta gjendesh në qendër të fshatit. Një shesh jo shumë i madh, por që mban në mes një kishë madhështore. Eshtë kisha e Shën Kollit, e cila daton në vitin 1910, vendi ku çdo banor i Rehovës nis ditën e diel. Destinacion magjik në çdo kohë.