Biblioteka e re në qytetin e Korçës ofron tashmë për lexuesit libra në fond të hapur dhe pajisje me skaner e sistem kërkimi dixhital, që e bën këtë bibliotekë modelin e parë të modernizimit të bibliotekave në Shqipëri.
Ky model do të shtrihet në qytete të tjera, hap pas hapi, për t’u ofruar dashamirëve të librit e sidomos lexuesve të rinj, jo vetëm një fond të hapur librash, po edhe një sistem kërkimi digjital për librat e dëshirua.
Biblioteka e re e qytetit të Korçës ofron më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët.