FOTOT/ Njihuni me Ishullin e Sazanit, vendin ku natyra ndërthuret me gjurmët e freskëta të historisë

67

Ishulli i Sazanit me një sipërfaqe prëj 5.7 km2 është ishulli më i madh në Shqipëri dhe shtrihet në hyrje të gjirit të Vlorës.

Ai përmendet për herë të parë nga Polybius më 215 P.K dhe në kohët e lashta është njohur si “Sasan” Ishulli i Shpresës”.

Tashmë Sazani njihet si një “Qytet fantazmë” ku kanë mbetur rrënojat e ndërtesave si shtëpi, shkolla, kinema, spital etj. Ndër të tjera të pranishëm janë edhe bunker të shumtë që prej kohës së komunizmit.

Prania e një larmie të florës dhe faunës tokësore dhe detare e bën Sazanin një pikë kyçe të biodiversitetit dhe pjesë të PKD-Karaburun-Sazan.

Ujërat e pastër, pamja piktoreske dhe gjiret e virgjëra dhe gjithashtu pasuritë nënujore si amfora dhe mbetjet arkeologjike bëjnë atë një destinacion të rëndësishëm për turizmin.