FOTOT/ Njihuni me mjeshtrin e qeramikës, i riu që mban gjallë traditën dhe bën art në Zadrimë

302

Punimet prej qeramike janë të lashta sa vetë njerëzimi. Por jo të gjithë janë të dhënë, pasi kjo kërkon një përkushtim dhe teknikë tepër të veçantë.

Por për këtë të ri nga Zadrima e Lezhës ky zanat është tepër i thjeshtë, dhe produkti mjaft cilësor.

Ai quhet Valentin Ndoja, por ka zgjedhur të “qëndrojë” pas emrit “Art Zadrima”, duke dashur që më shumë të identifikohet me zonën e mrekullueshme ku jeton dhe punon.

Shtepia e Ambasadorëve të Paqes, Kisha e Martirëve të Shqipërisë, Fabrika e Sapunerisë Artizanale, Ish Kolegji i Troshanit, Mrizi i Zanave, Vendlindja e poetit kombëtar At Gjergj Fishta apo Punishtet e Qeramikës, janë disa prej arsyeve të mjaftueshme për të vizituar këtë zonë.

Sot Zadrima është shtëpia e agroturizmit shqiptar, destinacioni kryesor i turizmit të gastronomisë dhe ky i ri ka kontributin e tij, padyshim.