FOTOT/ Njihuni me shqiptarin që u bë astronaut, si u zgjodh nga NASA

105

William G. GREGORY ështe lindur në Lockport, Nju Jork, më 14 Maj 1957 në një familje nga Korça me origjinë dardhare. Ka kryer shkollën e mesme po aty. Në moshë të re, ai ka qenë Eagle skaut.

Më tej ai ndoqi Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA, ku u diplomua në shkencat inxhinierike më 1979. Pas kësaj, ai shkoi në Universitetin e Columbias për të marrë masterin në mekanikën inxhinierike (1980) dhe në Universitetin Troy për një master tjetër në menaxhim (1984).

Ai është, gjithashtu, anëtar i Shoqatës Akademike të Aspirantëve-USAF. Ndërmjet viteve 1981 dhe 1986, Grigori shërbeu si pilot në modelet D dhe F të F-111. Me këtë detyrë ai shërbeu si pilot instruktor në RAF Lakenheath, Mbretëria e Bashkuar, si dhe në bazën ajrore të Cannon në New Mexico.

Ai punoi në Universitetin e Forcave Ajrore (USAF test pilot school) në 1987. Ndërmjet viteve 1988 dhe 1990, Grigori shërbeu si pilot prove në bazën ajrore Edwards duke kryer fluturime me llojet e avionëve F-4, A-7D dhe të pesë llojet e F-15.

Ai ka kryer fluturime me 40 lloje avionësh duke akumuluar mbi 5 mijë orë fluturimesh. Ka gradën ushtarake Kolonel Leitnant i Forcave Ajrore të SHBA.

I zgjedhur nga NASA në Janar 1990, Gregori u bë astronaut në Korrik 1991. Preokupimet e punës teknike të Gregorit përfshijnë: Laboratori i Integrimit të Aviacionit (SAIL); zyra astronautike përfaqësuese për Landing/Rollout, Siguria e Fluturimit T-38; Qendra e Mbështetjes të Personelit Astronautik të hapësirës Kenedi (ASP); komunikues me avionët hapësinorë (CAPCOM) në misione kontrolli; përfaqësues i zyrës astronautike për operacionet e takimit dhe zbritjes, si dhe shef i degës së operacioneve hapësinore.

Ai ka fluturuar me STS-67 (1995) dhe ka shpenzuar në hapësirë 400 orë. Gregori ka dalë në pension nga Forcat Ajrore dhe NASA-n në verën e vitit 1999. Më tej ai shërbeu si zv/president i Korporatës së Zhvillimit të Biznesit për Qwaltex-in në Tempe, Arizona.

Gregori shërbeu si pilot i STS-67 në misionin kërkimor astronomik në hapësirë me ekipin me 7 persona në anijen Space Shuttle Endeavour.

Duke u nisur nga Qendra Hapësinore Kenedi më 2 Mars 1995 dhe duke zbritur në AFB Edwards më 18 Mars, 1995, ekuipazhi vendosi një rekord të qëndrimit në hapësirë prej 16 ditë, 15 orë, 8 minuta e 46 sekonda, ndërkohë që realizoi 262 rrotulime orbitale në një udhëtim prej afërsisht 7 milion milje, duke i sjellë Astro teleskopit përfitime të paçmuara.