FOTOT/ Nuk është Zvicra, por një qytet mahnitës ‘alpin’ në veri të Shqipërisë

607

Bardhësia e dëborës, që ka pushtuar ditët e fundit qytetin alpin të Pukës, ofron një peizazh mahnitës.

Qyteti verior i Shqipërisë, që është kthyer vitet e fundit në një atraksion turistik në çdo stinë, ofron një panoramë të paimagjinueshme dhe është destinacioni perfekt për të kaluar një fundjavë të paharrueshme.

Liqeni i qytetit është sistemuar me vende pushimi mes bredhave të lartë, prej nga mund të ngjitesh në Kodrën e Hanit për të eksploruar pistën natyrore të skive apo livadhet dhe kodrat që nuk ndodhen larg qytetit.

Puka, në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e  adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.