FOTOT/ Orikum – Palasë për 10 minuta, shihni sa kanë ecur punimet në tunelin e Llogarasë

800

Në tunelin e  Llogarasë, një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit, puna po vijon pa u ndalur për përfundimin e tij brenda afateve të parashikuara.

Autoriteti Rrugor Shqiptare ka publikuar pamje nga ky kantier që i përgjigjet strategjisë së turizmit duke shkurtuar distancën drejt bregdetit të jugut për të gjithë vizitorët vendas e të huaj. Në vetëm katër muaj, ARRSH deklaron se në tunelin e Llogarasë janë hapur 700m.

Me këtë vepër aksi Orikum – Palasë do të përshkohet në vetëm 10 minuta. Tuneli hap një portë të re në jug të vendit, që synon ta kthejë jugun e Shqipërinë në një atraksion turistik jo vetëm për vendin, por për të gjithë rajonin dhe pse jo edhe për Mesdheun.

Në buxhetin e këtij viti, fondi i llogaritur për tunelin e Llogorasë është 4.67 miliardë lekë.