FOTOT/ Pamje mahnitëse nga lumi i Gashit, mrekullia natyrore mes Alpeve Shqiptare

133

Shqipëria është një vend i bekuar me bukuri natyrore të larmishme dhe mjaft të veçanta, mes të cilëve edhe kjo zonë, e cila vit pas viti ka tërhequr turistë të shumtë vendas edhe të huaj.

Lumi i Gashit u shpall nga autoritetet shqiptare si rezervë natyrore në vitin 1996, me një sipërfaqe prej 3000 ha në verilindje të Alpeve, në rrethin e Tropojës, shumë larg zonës së banuar. Një pjesë e madhe e sipërfaqes së Lumit të Gashit mbulohet me pyje të virgjëra ahu. Pellgu gjeografik përshkohet nga rrjedha ujore të cilat prej dekadash kanë ndihmuar botën e gjallë të lulëzojë dhe jetojë e qetë, e patrazuar nga dora e njeriut.