FOTOT/ Pamje nga rruga e re Delvinë-Kardhiq, vijon puna në tunelin Skarficës

68

Punimet në kantierin e aksit Kardhiq–Delvinë, 16 km e gjatë në jug të vendit, po vijojnë me intensitet ndonëse në një terren tejet të vështirë.

Puna aktualisht po vijon në tunelin Skarficës. Ndërsa kanë përfunduar dy segmenteve që të çojnë tek tuneli, është përfunduar edhe shpimi i gjysmës së tij, 400 metra nga krahu i Delvinës dhe 200 metra nga drejtimi i Kardhiqit.

Përveçse shkurton kohën nga Tirana në Sarandë, rruga Kardhiq – Delvinë është një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës.

Gjithashtu ky aks siguron lidhjen shumë më shpejtë të Gjirokastrës me bregdetin duke evituar Qafën e Muzinës për të vijuar përmes Nivicës.