FOTOT/ Pamje që të lënë pa frymë nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta

25

Këto pamje magjike vijnë nga Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, nga objektivi i fotografit Hektor Pustina.

Përveç natyrës, parku kombëtar u ofron qytetarëve edhe “shoqërinë” e specieve të rralla dhe të veçanta që ndodhen në këtë park si pelikani kaçurrel, apo edhe gjitari globalisht i kërcënuar – lundërza (Lutra lutra), çakalli, dhelpra, baldosa, dallëndyshja e detit, por edhe disa lloje të rralla pishash.

Në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta gjenden edhe delta lumenjsh, laguna, duna ranore dhe bimësi e rrallë, çka e bën këtë park një ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, vazhdon të jetë një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas dhe të huaj.