FOTOT/ Pamje spektakolare nga bajpasi i Vlorës, vepra që i jep hov turizmit

58

Në bajpasin e Vlorës, një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës kombëtare, me impakt në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit, po punohet me ritme të larta.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) publikoi pamje nga ky segment rrugor që të ofron një udhëtim panoramik të llojit më të bukur në jugun e vendit, por edhe afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale.

ARRSH bën të ditur se bajpasi i Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit, ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.

Ky aks përbëhet nga 5 ura me gjatësi 50 -150m, 15 kryqëzime, 27 mure mbajtëse.

ARRSH njofton se, vazhdon puna për ndërtimin e urës 3 dhe ndërtimin e mureve gabion, betonimin e kanaleve anësore dhe formimin e trupit të rrugës dhe mbrojtjen e skarpateve në zonën e Kaninës.