FOTOT/ Pamjet që shndërruan Karaburunin dhe Sazanin në destinacion turistik

181

Sazani dhe Karaburuni edhe gjatë muajit shtator mbetet ndër destinacionet më mbresëlënëse për turistët vendas dhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuria që natyra i ka falur kësaj zone.

Gjatë periudhës 1-17 shtator 3596 turistë kanë zgjedhur portin e Vlorës për të udhëtuar drejt këtyre destinacioneve turistike”

Pjesa më e madhe e turistëve që kanë vizituar Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan janë të huaj.

Sipas statistikave nga rreth 3596 turistë, 2014 janë shtetas të huaj të ardhur nga vende të ndryshme si Polonia , Italia, Amerika, Rusia, Finlanda, Suedia, Gjermania, Kanadaja etj”.
Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan gjatë sezonit turistik veror qershor-gusht ishte destinacioni më mbresëlënës për 45 000 turistët vendas dhe të huaj.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Për të gjithë të apasionuarit e zhytjes ofrohen shtigje nënujore për të parë botën unike dhe pasuritë nënujore.