FOTOT/ Parku Kombëtar Karaburun-Sazan, tabela informuese për turistët

153

Në Parkun Kombëtar Detar Karaburun-Sazan janë vendosur ditët e fundit 9 tabela informuese në zona me intensitet të lartë turistik.

Sipas ADZM, Vlorë këto investime bëhen falë mbështetjes së projektit të UNDP Albania me financim të Agjencisë Italiane për Zhvillim, (AICS) dega Tiranë.

I shpallur në vitin 2010 Park Kombëtar Detar, Karaburun-Sazani është i vetmi i tillë në Shqipërisë. Parku ofron atraksione të shumta natyrore, kulturore, historike dhe turistike.

Tani zona mund të vizitohet nëpërmjet udhëtimeve ditore që zhvillojnë operatorët turistikë që nisen nga porti i Vlorës. Kjo ofron mundësi reale për të vizituar parkun dhe ofruar një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Parku Kombëtar Detar Karaburun-Sazan gjatë sezonit turistik veror, ishte destinacioni më mbresëlënës për 45 000 turistë vendas dhe të huaj.