FOTOT/ Pas Karavastasë, flamingot rikthehen edhe në Lagunën e Nartës

311

Pamje të rralla vijnë nga Laguna e Nartës në Zvërnec, aty ku qindra flamingo janë rikthyer në “habitatin” e tyre natyral. Pas vitit 1997, në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur, filluan shtegtimin masiv për shkak të gjuetisë së paligjshme. Në vitin 2016, qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se ka dhënë efekt. Flamingot e bardha, me një ngjyrë karakteristike janë fotografuar dhe janë publikuar në faqen e Facebook-ut, “Zvërneci”.

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Kjo lagunë shërben si vend ushqimi edhe për Pelikanin kaçurrel. Ky është një lajm i mirë për natyrën shqiptare dhe shpendët e rrallë që vendosin të rishfaqen në Shqipëri.