FOTOT/ Pediatria e re e Tiranës drejt përfundimit, shërbim shëndetësor me standarde optimale për fëmijët

19

Pediatria e re e Tiranës është tashmë një spital më modern dhe miqësor me fëmijët, me standardet më të larta.

Spitali i ri Pediatrik është pjesë e projektit të modernizimit të QSUT, bashkë me Spitalin e ri të Kirurgjisë që ka përfunduar dhe Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme që është në ndërtim.

Pediatria e re e Tiranës, një ndërtim modern që ka përfunduar është gati që me mobilimin dhe pajisjen të vihet në funksion të fëmijëve. Shërbimet përfshijnë reanimacionin pediatrik, me katër salla operacioni të gjitha sipas standarteve sa i përket shërbimeve pediatrike, ndërsa është rritur kapaciteti në 500 shtretër.

Ky investim i shërben jo vetëm Tiranës por gjithë Shqipërisë, pasi është një qendër reference që ofron shërbime të specializuara.