FOTOT/ Përforcohet struktura mbajtëse e kalasë së Gjirokastrës

20

E vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 m mbi nivelin e detit qëndron hijerëndë “Kalaja e Gjirokastrës”.

Fondi Shqiptar njofton se në këtë kala vijojnë punimet për përforcimin dhe konsolidimin e strukturës mbajtëse si dhe ndërhyrjet ruajtëse dhe mbrojtëse në zbatim të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë (ligji nr 27/2018).

Projekti: “Zbatimi i masave paraprake për adresimin e shqetësimeve urgjente për sigurinë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës”, pjesë e “Programit për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kjo kështjellë e gurtë, cilësohet si monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.