FOTOT/ Përfundon nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”

258

Ka përfunduar nënkalimi në segmentin “Pallati me Shigjeta-Nyja Shqiponja”, pjesë e Unazës së madhe të Tiranës.

Ndërtimi i këtij segmenti i jep zgjidhje të qëndrueshme fluksit të trafikut dhe qarkullimit. Segmenti është pjesa më e rëndësishme e Unazës së Madhe të Tiranës. Nyja Shqiponja është nyja që përmbledh trafikun e veriut, të jugut, të juglindjes dhe të hyrjes kryesore të qytetit të Tiranës.

Me përfundimin e loteve të tjera, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për vetëm 20 minuta.