FOTOT/ Përfundon plotësisht asfaltimi i rrugës Shkodër-Velipojë, nyje e rëndësishme për turizmin

16

Ka përfunduar plotësisht asfaltimi i rrugës Shkodër-Velipojë, një prej akseve të rëndësishme turistike në Shqipëri. Pas përfundimit të kësaj rruge, qeveria njoftoi sot po përgatitet për hapjen e kantierit Velipojë-Shëngjin, një tjetër aks kyç për zhvillimin e turizmit.

Rruga Shkodër-Velipojë, me një gjatësi 18.3 km u financua nga qeveria shqiptare dhe punimet u zbatuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si pjesë e Projektit për Rehabilitimin e Segmenteve Rrugore Prioritare me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit.

Çdo vit janë rreth 100 mijë turistë që udhëtojnë drejt Velipojës. Përveç turistëve, rruga u vjen në ndihmë afro 15 mijë banorëve të Dajçit, Bërdicës dhe Velipojës, të cilët kanë mundësi të nxjerrin produktet e tyre në treg më shpejt dhe me kosto më të ulët.