FOTOT/ Përfundon rikonstruksioni, një Qendër Shëndetësore me model për Bulqizën

11

Kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në lagjen e re Bulqizë, e cila tashmë ofron kushte dhe shërbim më cilësor për banorët.

Ky është një investim i qeverisë shqiptare, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me bashkinë Bulqizë në kuadër të projektit “Për rikonstruksionin e 300 qendrave shëndetësore.

Rikonstruksioni u realizua brenda një harku kohor prej 3 muajsh. Nga ky investim do të përfitojnë 5161 mijë banorë.