FOTOT/ Perla e veriut, qyteti alpin i Pukës çel sezonin turistik

45

Qyteti i Pukës është shndërruar sot në një prej atraksioneve më të veçanta të turistike të veriut të vendit. Bukuritë natyrore, gërshëtuar me mikpritjen dhe investimet në qytet e kanë kthyer Pukën Alpine, në zonë me turizëm gjithvjetor. Reshjet e borës në dimër, freskia në praverë e bëjnë Pukën një ofertë të parezistueshme.

Bashkia e Pukës çeli këtë fundjavë sezonin turistik, me një ceremoni të veçantë në bashkëpunim me AgroPuka dhe Operatorët turistikë lokalë, ku të pranishëm ishin dhe shumë vizitorë dhe përfaqësues të operatorëve turistikë nga Kosova.

Këngëtarë të njohur si dhe fëmijë të talentuar të qytetit performuan për qytetarët pukianë. Spektakli i fishekzjarreve mbylli këtë event që shpresohet t’i hapë rrugë një sezoni të mbarë turistikë.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm

Transformimi i Pukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e turistëve, por edhe të të rinjve që tashmë janë kthyer për të punuar dhe investuar në vendlindjen e tyre, e cila sot ofron një perspektivë më të mirë jetese, të lidhur me sektorin e ofrimit të shërbimeve apo prodhimit.

Foto të marra nga faqja Discover Puka