FOTOT/ Përurohen dy urat e këmbësorëve mbi Drin në Lezhë

69

Në qytetin e Lezhës u përuruan dje dy urat e reja të këmbësorëve mbi Drin, financuar nga qeveria zvicerane, SDC dhe ADA austriake.

Përmes projektit me vlerë prej 37.8 milionë lekë, të realizuar nga bashkia Lezhë, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit, është kryer rikualifikimi i kangjellave mbrojtëse të urave që lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në shëtitoren e lumit Drin.

Me ndërtimin e këtyre urave, vizitorët vendas dhe të huaj tek lumi Drin i Lezhës do të gjejnë tashmë një pikë atraksioni turistik ndryshe, ku mund të shëtisin mbi urat e reja metalike për këmbësorë.