FOTOT/ Piramida e Tiranës ndryshon plotësisht pamje, do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit

106

Piramida e Tiranës po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë dhe punimet kanë avancuar ndjeshëm. Projekti po merr formë dita-ditës dhe shumë shpejt jo vetëm të rinjtë shqiptarë, por edhe ata në rajon do të kenë qendrën më të madhe të teknologjisë dhe inovacionit.

Ish-Piramida në Tiranës do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së informacionit, që do të mirëpresë mijëra të rinj për të mësuar gjuhën e kodimit, robotikë, design dhe programim, me mbështetjen e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan – AADF.

Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.

Programet që do të ofrohen janë: animacion, zhvillimi i lojërave, kinematografia, web design, muzikë, shkrim, vizatim, dizajn grafik, modelimi 3D, programim, robotikë, grafika e lëvizjes, fotografi dhe media e re.