FOTOT/ “Plazh” në dimër, fluks vizitorësh në Ujërat Termale të Bënjës

148

Vizitorë të shumtë kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Përmet, në thesarin natyror në Ujërat Termale të Bënjës.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Gjirokastër thekson se “vizitorë të shumtë zgjodhën Përmetin dhe thesarin natyror të tij: Ujërat Termale të Bënjës, Monument Natyre,  për të kaluar këtë fundjavë dhe Ditën e Verës”.

Ujërat termale të Bënjës, 13 km larg qytetit të Përmetit, tërhoqën një numër të lartë vizitorësh edhe në fundjavën që lamë pas.

Ujërat Termale të Bënjës janë një nga resurset natyrore më të çmueshme.

Burimet e ujërave termale janë natyrore dhe të mbledhura në gjashtë vaska të vogla,  formojnë liqene natyrale me një bukuri të vyer.

Përveç banjave termale atje gjendet edhe kanioni Lengaricës dhe Ura e Katiut.