FOTOT/ Pogradeci ndryshon pamje, gati për të pritur turistët

39

Po shkon drejt përfundimit projekti për rehabilitimin e rrugëve, shesheve dhe fasadave të pallateve në lagjen nr.2 në Pogradec.

Projekti për nga vetë pozicioni strategjik do të ndikojë në zhvillimin e qytetit, duke i dhënë kështu një dimension ekonomik dhe turistik më të gjerë.

Ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës për banorët e kësaj zone.

Pogradeci është një prej destinacioneve të preferuara turistike, në çdo stinë të vitit. Liqeni fantastik i qytetit dhe si fshatrat Lin, Drilon dhe Tushemisht e bëjnë atë një perlë turistike.