FOTOT/ Pogradeci, qyteti që i ofron të gjitha

54

Pogradeci eshte qyteti turistik buze liqenit te mrekullueshem te Ohrit. Ky qytet “palcerisht shqiptar” – sic thote Lasgushi i madh, “i futur ne gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut”, eshte i bukur jo vetem prej natyre (vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por eshte edhe nje qytet i lashte e me tradita te hershme kulturore, artistike.

Pogradeci eshte qyteti i luleve, i veres, i peshkut te rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter, qyteti ku endrrat behen realitet .

Pogradeci eshte qyteti ku natyra nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren, qyteti ku njerezit me mikpritjen e ciltersine e tyre nuk te lene te largohesh pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri.

Pellgu i Pogradecit eshte i mbyllur nga malet perreth dhe me liqenin e tij perben nje zone mikroklimatike te veçante. Kjo zone ka mbi 2.400 ore me diell gjate vitit, pra mbi 300 dite ne vit.

Flora dhe fauna e liqenit jane shume te pasura dhe e bejne kete liqen unikal ne Ballkan dhe Evrope. Pogradeci eshte nje nga qendrat turistike me te rendesishme te Shqiperise.