FOTOT/ Portrete me kostume të larmishme kombëtare

258

Njihet si piktori i portreteve me kostume të larmishme kombëtare.

Lec Shkreli, piktor shqiptar, aktiviteti krijues i tij ka nisur që në vitet 1965. Punimet janë kompozime në vaj, peizazhe të ndryshme dhe natyra të qeta, ku spikasin edhe portretet e grave me kostume të larmishme kombëtare.

Lec Shkreli ka një krijimtari me shume se gjysmëshekullore.

Ekspozitën e parë e çeli kur ende ishte në Liceun Artistik, pastaj vijoi me të tjerat në Tiranë, Durrës, Berat e deri në Kopenhagen të Danimarkës.