FOTOT/ Projekti për ‘Ali Pashë Tepelenën’,merr formë investimi për rikonstruksionin e kalasë

27

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar në faqen zyrtare se po merr formë investimi për “Rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të kalasë Ali Pashë Tepelena, vazhdimi i Shëtitores përgjatë Hyrjes së Kalasë, dhe rehabilitimi i hapësirave përreth kalasë”.

Sipas njoftimit aktualisht punimet po vazhdojnë në këto procese:

  • shtrim me gurë
  • vendosje të bordurave
  • punime të mureve dekorativë
  • montim i ndriçuesve

FSHZH bën me dije se ky investim me financim nga Qeveria Shqiptare pritet të ketë impakt të lartë në rritjen e zhvillimit ekonomik të banorëve me anë të shtimit të mundësive për investime në turizëm dhe në shërbimet mbështetëse të turizmit.