Një projekt i ri që po zhvillohet së fundmi, i ka dhënë një tjetër pamje Lezhës. Aktulisht po kryhet rikonstruksioni i fasadave të pallateve përgjatë lumit Drin dhe po rikonceptohen hapësirat e brendshme të Bllokut nr.1.
Nga ana tjetër, mbi Drin është vendosur dhe një urë e re.
Punimet janë përqendruar në këto procese:
-Rikonstruksionin e fasadave
-Sinjalistikë horizontale dhe vertikale
-Gjelbërim
Ky projekt synon të lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetës./PO.Al