FOTOT/ Projekti që po ndryshon rrënjësisht qytetin e Lezhës

61

Qyteti i Lezhës po njeh një tranformim rrënjësor falë investimeve të fundit.

“Rikonstruksioni i fasadave të objekteve përgjatë lumit Drin dhe rikonceptimi i hapësirave të brendshme të Bllokut nr.1 në qytetin e Lezhës”, financohet nga Qeveria Shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Ky projekt parashikon unifikimin e mbulesave të objekteve, duke realizuar çati me strukturë druri/metalike, dhe veshje me tjegulla vendi si dhe aplikimin e sistemit kapot në fasadat e objekteve.

Teksturat e aplikuara do të synojnë krijimin e një kompozimi dinamik duke i dhënë një imazh të ri objekteve.

Hapësira e brendshme e bllokut do të rikonceptohet me një organizim të ri. Gjithashtu në pjesën qendrore do të pozicionohet hapësira e parkut, e trajtuar në disa zona me gjelbërim, stola dhe sheshe lojrash për fëmije.

Aktualisht punimet po vazhdojnë me konstruksionin e çative, aplikimin e sistemit kapot dhe lyerjen e fasadave.

Ky projekt pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e zonës dhe në rritjen e turizmit.