FOTOT/ Projekti turistik i zonës së Golemit, vijojnë punimet

30

Fondi Shqiptar i Zhvillimit informon se aktualisht janë duke vijuar punimet në objektin: “Rikualifikimi urban në zonën turistike Golem”.

Sipas njoftimit ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon:

  • përmirësimin e aksesit drejt potencialeve turistike të zonës
  • rritjen e cilësisë së jetës për komunitetin dhe pushuesit
  • përmirësimin dhe sigurinë e lëvizjes së mjeteve dhe njerëzve brenda zonës turistike

FSHZH bën me dije se ky investim pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mundësive për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në këtë zonë turistike.