FOTOT/ Puka, parajsa e fshehtë e Veriut nën magjinë e borës dhe dritave

455

Puka, e kthyer tashmë në një destinacion turistik, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin sidomos në prag të Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve.

E mbuluar nga petku i bardhë i dëborës, Puka, ka ndezur dritat e festave të fundvitit.
Reflektimi i dritave mbi liqen, sjell një pamje mbresëlënëse, sidomos në këto ditë dimri.

Qendra e qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël po përjeton një ndërhyrje të rëndësishme,  që synon ta shndërrojë atë dhe rrethinat e tij në një atraksion të ri turistik gjithëvjetor.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm, etj.