FOTOT/ Punime intensive në tre segmentet e rrugës Kardhiq–Delvinë

274

Në rrugën Kardhiq–Delvinë, në jug të vendit, 14.5 km e gjatë, që do të që shkurtojë me 2 orë e 30 minuta, kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë.

Kjo rrugë me vlerë investimi nga buxheti i shtetit 7.8 miliardë lekë, do t’i japë një hov të mëtejshëm ekonomisë turistike shqiptare.

Në segmentin e parë të kësaj rrruge përfshihen punimet nga Kardhiqi deri në hyrje të tunelit , pastaj nga fundi i tunelit dhe deri ku bashkohen dy lotet e tjerë.

Kardhiq -Delvinë është një rrugë e kategorisë 2 me të gjithë elementët përbërës, me të gjitha standardet, ka 5 vepra të madha arti, ura. Për këtë aks po punojnë tre kompani, të afirmuara në ndërtimin e veprave të infrastrukturës rrugore.

Rruga e re kombëtare Kardhiq-Delvinë ka një potencial të jashtëzakonshëm mbi ekonominë kombëtare. Ajo do të sjellë një transformim të madh në lëvizshmërinë e përgjithshme dhe në funksion të turizmit.