FOTOT/ Punimet në hyrjen juglindore të Tiranës, pritet të lehtësohet ndjeshëm trafiku

102

Punimet tek rrethrrotullimi i TEG-ut, pjesë e unazës së madhe të Tiranës kanë hyrë tashmë në një fazë të re.

Më poshtë mund të shihni pamje nga punimet në këtë kantier ku prej këtij sezoni veror trafiku do të lehtësohet ndjeshëm për të gjitha mjetet që vijnë në atë drejtim drejt Tiranës.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare.