FOTOT/ Punimet në rrugën “Çameria” dhe unazën e qytetit Kavajë

43

Vijojnë punimet për rikonstruksionin e rrugëve në Kavajë. Aktualisht po punohet në objektin “Rikonstruksioni i rrugës “Çameria” dhe unazës së qytetit Kavajë.

Konkretisht, punimet janë përqendruar në:

-infrastrukturën nëntokësore
-hedhjen e shtresave të çakullit
-prishjen e avllive të vjetra me qëllim ndërtimin e avllive të reja

Qëllimi kryesor i këtij projekti është të përmirësojë mjedisin urban, të krijojë hapësira miqësore për funkionimin e këtij blloku banimi si infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit.