FOTOT/ Qafë e Kasharit – Rinas, tashmë i rehabilituar plotësisht dhe me sistem ndriçimi

15

Pas përfundimit të riparimit të shtresave asfaltike përfundon edhe riparimi i sistemit të ndriçimit në segmentin rrugor “Qafë Kashar – Rinas (rrethrrotullimi)”, me gjatësi 6 km.

Në këtë segment rrugor u punua për vendosjen e barrierave mbrojtëse, përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale, lyerjen e bordurave, riparimin e fugave në mbikalime dhe ura, si dhe pastrimin e kanaleve dhe vegjetacionit.

Projekti për mirëmbajtjen e rrugëve mbështetet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe ka për qëllim riparimin dhe rregullimin e akseve nacionale për t’i dhënë më shumë siguri dhe lehtësi qarkullimit të mjeteve.