FOTOT/ Qendër e re Shëndetësore për banorët e Selitës, Kodrës së Diellit dhe Liqenit të Thatë

165

Në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore, ka përfunduar edhe qendra shëndetësore ‘Kodra e Diellit’ që do t’ju shërbejë 12 mijë banorëve duke ofruar shërbime të aksesueshme dhe afër vendbanimit.

Banorët e Selitës, Kodrës së Diellit dhe Liqenit të Thatë, nuk kanë më nevojë të shkojnë në Njësinë 5 për të kryer vizitat shëndetësore. Qytetarët e vlerësojnë investimin e kryer pasi tashmë shërbimin shëndetësor e kanë pranë banesave ku jetojnë.

Në Tiranë veç pikës së re “Kodra e Diellit do të shtohen edhe dy pika të tjera të ambulancave në Lana-Bregas dhe në zonën e Astirit.