FOTOT/ “Qilimi” i Shirokës, çmimi i BE për arkitekturën bashkëkohore 2022

118

Shiroka është një fshati i vogël në Shkodër por me një potencial të madh turistik. I pozicionuar në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës është kthyer në një zonë mjaft atraktive.

Falë investimeve të fundit sheshi i Shirokës, me motive “Qilimi Shqiptar nga zona e Zogaj/Shirokë” është nominuar për Çmimin e BE-së për Arkitekturën Bashkëkohore 2022.

Shkodranët vijnë disa herë në javë këtu si zona më e dashur për to. Ndërsa vizitorët nga Kosova dhe qytetet e tjera të Shqipërisë nuk mungojnë dhe shprehin vlerësimet e tyre.

Një fundjavë në Shirokë kalohet mirë për shkak të klimës dhe ajrit të pastër që filtrohet nga freskia e liqenit dhe pishat e Taraboshit. Hapësira turistike nis që nga Ura e Bunës dhe deri në qendrën e zonës së Zogajve, atje ku mbaron hapësira turistike e bregut të liqenit të Shkodrës.