FOTOT/ Qytete prej akulli dhe bore, hapet festivali më i madh botëror

139

Në Kinë është hapur festivali më i madh në botë i akullit dhe dëborës.

Harbin International Ice dhe Snow Skulpture Festival janë hapur për turistët që duan të vizitojnë këtë mrekulli.

Vendosur në provincën Heilongjiang në Kinën veriore, festivali i dëborës dhe akullit përmban shumë instalime e aktivitete spektakolare.

Festivali vjetor zyrtarisht zgjat nga 5 janari deri më 5 shkurt. Por disa atraksione janë hapur për vizitorët përpara ceremonisë, duke përfshirë edhe më të njohurat prej tyre si Harbin Ice dhe Snow World, të bëra nga blloqe akulli të marra nga lumi Songhua aty pranë.

Këtë vit, Harbin Ice dhe Snow World përfshijnë mbi 600,000 metra katrorë. Ata janë bërë nga 110.000 metra kub akulli dhe 120.000 metra kub dëbore.

Përveç ecjes deri në kështjellat gjigante të ndriçuara të akullit, pika të tjera të rëndësishme turistike përfshijnë një statujë të Budës, e bërë nga 4500 metra katrorë dëbore dhe një shfaqje me drita 3D.

Vizitorët gjithashtu mund ti shikojnë veprat e skulptorëve nga 12 vende të ndryshme që ndodhen atje për të konkurruar me njëri-tjetrin.

Hyrja në Harbin Ice dhe Snow World kushton 48 dollarë.

WQ