FOTOT/ Qyteza e bukur që po ngrihet në Thumanë, punimet drejt fundit

20

Lagjja e re e Thumanës tashmë ka filluar të marrë formë, ndërkohë që po punohet me ritme të larta.

Programi i Rindërtimit në Thumanë parashikon ndërtimin e 14 pallateve, 278 apartamenteve dhe 167 banesave individuale.

Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore. Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime.