FOTOT/ Rabdishti, kryevepra dibrane e gdhendur në gur që duhet ta vizitoni patjetër

74

Fshati i gurtë i Rabdisht në Dibër është një nga destinacionet me të preferuar të turistëve jo vetëm për bukuritë natyrore, por edhe për ujërat kurative.

Me arkitekturën e bukur mes maleve të Dibrës, vizitohet qoftë për ujërat kurative dhe ushqimin e mirë, ashtu edhe për turizmin e aventurës falë natyrës unike.

Rabdishti është fshati i gurtë i Dibrës. Fshati Rabdisht është një nga 100 fshatrat turistikë në Shqipëri. I ndodhur në një peizazh malor, i ndërtuar më shtëpi tradicionale me gurë, çatitë prej rrase guri, si dhe rrugët me kalldrëm i japin pamje të veçantë dhe unike duke u njohur “fshati i gurtë”.

Rabdishti shtrihet në majën e luginës se Shërimit e cila ka marrë emrin e saj nga vetitë kuruese të burimeve termale të Peshkopisë dhe nga pjesa malore të Kullotës së bjeshkës së Rabdishtit, dhe malit me të njëjtin emër të vargmalit Deshat-Korab.

Vizitorët e shumtë që frekuentojnë këtë fshat pëlqejnë jetën tipike të fshatit, bujtinat tradicionale në Rabdisht, ku mikpritja dhe gatimet tradicionale shijohen si askund në rajonin e Dibrës.