FOTOT/ Realizohen 65% e punimeve në rrugën e vjetër Fier-Vlorë

12

Realizohen 65% e punimeve në rrugën e vjetër Fier-Vlorë. Përfundimi i këtij aksi i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës si dhe redukton trafikun.

Në zonën e Panajasë është bërë një devijim nga rruga e vjetër duke bërë të mundur ndërtimin e një aksi të ri rrugor që mundëson lidhjen me bajpasin e Vlorës.

Në kuadër të këtyre punimeve po kryhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore.