FOTOT/ Realizohen 93% e punimeve, Ura e Drojës drejt përfundimit

24

Në Urën e Drojës në Mamurras janë realizuar 93% e punimeve, ndërsa pritet të përfundojë brenda afatit kontraktual.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se ka përfunduar gërmimi, cilindrimi i shtratit të lumit, ndërtimi i Vaskës së Shuarjes së energjisë dhe ndërtimi i murit mbajtës B/a në dalje të Digës.

ARRSH tha se “janë duke u përfunduar punimet për sistemimin e shtratit të lumit dhe sistemimi i skarpateve anësore”.

Ura e Drojës u dëmtua nga përmbytjet në dhjetorin e vitit 2017. Ura ka një gjerësi 10.5 metra; me dy vija kalimi nga 3.5 metra dhe trotuare. Kjo urë lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë-Krujën dhe i vjen në ndihmë mijëra banorëve dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë.