FOTOT- Rehabilitohet infrastruktura në 3 lagje të qytetit të Kukësit

37

Puna për rikualifikimin e rrugicave në lagjet 4, 5, 6 të qytetit të Kukësit është drejt përfundimit, pasi sot punonjësit e bashkisë Kukës kanë nisur shtrimin me shtresën e dytë të asfaltimit.

Gjithashtu, ka përfunduar sistemimi i trotuareve, ndriçimit, vendosja e stolave dhe mbjellja me pemë dekorative.

Investimi për rehabilitimin e lagjeve 4, 5 dhe 6 në Kukës kap shifrën e 4.5 miliardë lekëve.