FOTOT/ Restaurimi, muzetë e Gjirokastrës ndryshojnë tërësisht pamje

38
Vijon puna për restaurimin dhe sistemimin e muzeve të trashëgimisë sonë kulturore në Gjirokastër.
“Përmirësimi dhe Rinovimi i Sistemit të Muzeve në Qytetin e Gjirokastrës” është një projekt që zhvillohet në kuadër të “Programit për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turizmin”, me financim nga Banka Botërore dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
FSHZH njofton se pasi kanë përfunduar punimet e restaurimit dhe rikonstruksionit të çatisë punimet janë përqendruar në vendosjen e ndriçuesave në ambientet e brendshme dhe vendosjen e mobiljeve dhe vitrinave ekspozuese.
Çdo ndërhyrje po trajtohet në mënyrë të tillë që të ruajë vlerat dhe arkitekturën unike të Gjirokastrës me kalanë, rrugët me kalldrëm, muret, çatitë prej guri dhe ballkonet e drunjta.