FOTOT – Rikonceptimi i sheshit të Flamurit, shihni si po transformohet Parku i Shtëpisë së Pavarësisë

77

Një hapësirë e re po i kthehet Vlorës me rikonceptimin e Sheshit të Flamurit, ndërtimin e Parkut të Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të rrugës Transballkanike me detin.

Projekti që ka nisur po ecën me ritme të shpejta për rikualifikimin urban të sheshit dhe ndërtimin e Parkut parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër gur në mozaikun e transformimit rrënjësor të qytetit të Vlorës, që po bëhet përditë e më tërheqës, si dhe do të kalojë kufijtë e vendit tonë.

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të marrë jetë së shpejti në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës, deri tek porti.

Ai do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.