Në Fier ka nisur puna për rikonstruksionin e rrugës Drizë-Myrteza, një tjetër kantier ku janë fokusuar investimet vendore.
Rikonstruksioni i rrugës Drizë- Myrteza do të garantojë një cilësi më të mirë jetese dhe banorët do të kenë një rrugë me të gjitha standardet e kërkuara.
Investimet në rrugët rurale mbeten një prioritet në Fier, ku projektet infrastrukturore janë shtrirë në të gjitha njësitë administrative.