FOTOT/ Rikthehen flamingot në lagunën e Vainit në Lezhë

36
Flock of flamingoes wading in water

Rikthehen flamingot në habitatin e tyre të preferuar në lagunën e Vainit të Lezhës.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, e cila nëpërmjet një videoje jep pamjet e qindra flamingove të cilët janë rikthyer për herë të dytë në lagunën e Vainit.

“Le të shijojmë përmes këtyre pamjeve të ditës së sotme në lagunën e Vainit, aty ku qindra flamingo janë rikthyer në “habitatin” e tyre natyral”, thuhet në njoftim.

Laguna e Kune-Vainit është rreth 8 kilometra larg qytetit të Lezhës dhe shumë pranë atij të Shëngjinit. Në përbërje të lagunës hyjnë mjedise detare, lagunore, ligatinore, pyje, shkurre dhe livadhe, që ndërthuren hijshëm midis tyre.

Laguna dallohet për larmi të madhe të botës së gjallë rreth 227 specie bimësh, 17 lloje molusqesh, 10 lloje amfibësh, 24 lloje zvarranikësh, disa lloje peshqish si qefull, levrek, koca, ngjala. Veçanërisht e pasur është bota e shpendëve (196 lloje migratore dhe të përhershëm), e cilësuar si “ornitologjia e Mesdheut”, 23 specie gjitarësh: lepur, dhelpër, ujk, derr i egër, etj.

Edhe flamingot e pasuruan me sfilatën ujore. Laguna e Kune-Vainit në Tale të Lezhës është zona e parë e mbrojtur në vend, e shpallur si e tillë gati 8 dekada më parë.

Flock of flamingoes wading in water