FOTOT/ Rindërtohet shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamzë, standarde europiane për 420 fëmijë

34

Shkolla dhe kopshti “Dom Nikollë Kaçorri” në Kamzë kanë fshirë çdo gjurmë të tërmetit. Tashmë shkolla dhe kopshti janë rindërtuar totalisht sipas konceptit “Ndërto më mirë më pas” me financim të Bashkimit Europian.

420 fëmijë do mësojnë në këto hapësira të reja pa asnjë dallim nga shkollat e kopshtet europiane ku mësojnë bashkëmoshatarët e tyre.

Komisioni Europian ka financuar 115 milionë euro grant për 2 programe të rindërtimit, një për arsimin dhe një për trashëgiminë kulturore.